×
  • Lajme
  • Botë

    Sitatë alarmi në Slloveni: 1.388 të infektuar dhe 45 të vdekur brenda 24 orëve

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 14:24

    Në Slloveni, 1,388 infeksione të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe 45 persona të tjerë kanë vdekur nga efektet e Covid-19, numri më i madh në një ditë të vetme deri më tani.


    Janë kryer 5,326 teste, me 26,06 përqind rezultate pozitive, që është më pak se një ditë më parë, që u konfirmuan 501 infeksione të reja, me 28 për qind të testuarve që dolën pozitiv, dhe me 34 vdekje.

    Tani gjenden 1.275 pacientë në spitale, që është 24 më shumë se dje, nga të cilët 209 janë të sëmurë rëndë në kujdes intensiv, njoftoi Ministria sllovene e Shëndetësisë.

    Me infeksione të reja të zbuluara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 56.932, nga të cilat 19.537 raste janë aktive. Incidenca katërmbëdhjetë ditore është 932 e infektuar për 100,000 banorë dhe numri i të vdekurve nga Covid-19 tani është rritur në 932. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!