×
  • Lajme
  • Botë

    Suksesi i Zelandës së Re! Nxjerr nga spitali dhe pacientin e fundit me coronavirus

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 8:21

    Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient me coronavirus në spital dhe nuk ka zbuluar asnjë rast të ri për pesë ditë.


    Edhe pacienti i fundit që ishte në spital ka dalë i shëruar plotësisht, ka deklaruar ministria e shëndetësisë. Kjo është një sukses i madh që Zelanda ka arritur në luftën kundër coronavirusit.

    Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, kështu filloi bllokimin e saj të plotë më 26 mars.

    Suksesi i arritur i vendit ka bërë që brenda disa javëve të hiqet plotësisht bllokimi dhe të rihapë udhëtimet me Australinë.

    Tabela zyrtare tregon se në Zelandë ka pasur 1.504 infektuar deri të premten e kaluar dhe numri nuk është rritur. Numri i të vdekurve është 21 dhe nuk është rritur që nga 6 maji.

    Momentalisht vetëm 21 njerëz janë të infektuar nga virusi, por asnjëri prej tyre nuk është i sëmurë aq sa t’i duhet trajtim në spital.

    21 pacientë që kanë vdekur kanë qenë mbi moshën 60 vjeç. Zelanda e Re ka realizuar 267,435 testime dhe ka gati 200,000 pajisje të tjera testimi në magazinë, sipas shifrave zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!