×
  • Lajme
  • Botë

    Tusk: Fati i Brexit në duart e Britanisë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 22:32

    Fati i Brexit është “në duart e miqve tanë britanikë”, është shprehur Donald Tusk. Deklarata e tij erdhi pasi krerët e BE ranë dakort për shtyrjen e Brexit me dy javë.

    Nëse deputetët miratojnë marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May javën e ardhshme, Brexit do të shtyhet nga 29 marsi deri më 22 maj.

    Por nëse nuk e bëjnë këtë, Mbretëria e Bashkuar deri më 12 prill do të duhet të dalë me një plan të ri.

    Presidenti i Këshillit Europian, Tusk tha se deri më 12 prill, “çdo gjë është e mundur” duke përfshirë një vonesë shumë më të gjatë ose anulimin e Brexit.

    Duke folur nga Brukseli, Tusk tha se është i lumtur që 27 udhëheqësit e BE arritën një vendim unanim për zgjatjen e procesit dy-vjeçar të nenit 50, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar do të duhej të largohej nga BE të premten e ardhshme.

    “Kjo do të thotë se deri më 12 prill çdo gjë është e mundur. Mund të ketë një marrëveshje, një zgjatje nëse Britania vendos të rishqyrtojë strategjinë e saj, ose të revokojë nenin 50, që është një e drejtë e posaçme e qeverisë britanike,”-tha ai. “Fati i Brexit është në duart e miqve tanë britanikë. Si BE, jemi të përgatitur për më të keqen, por shpresojmë për më të mirën. Siç e dini, shpresa mbaron të fundit”, tha Tusk, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!