×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriatik Kelmendi: Mos i ridërgoni qytetarët në zgjedhje në kohë pandemie, zgjedhjet e fundit kanë shtuar veç numrin e varreve

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 17:37

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas iniciativës së Vetëvendosjes që në mënyrë të përshpejtuar të ndryshohet Ligji për Zgjedhje.


    Kelmendi ka thënë se halli më i madh i qytetarëve të Kosovës të cilët po shihen si numra është sigurimi i vaksinave e jo zgjedhjet, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kujtuar numrin e madh të rasteve dhe viktimave që u shënuan në Kosovë nga koronavirusi, për çka shkak ka përmendur edhe tubimet politike.

    “Nëse i shihni qytetarët tuaj vetëm si numra dhe makina votuese, shkojmë sërish në zgjedhje.

    Nëse i respektoni si qenie njerëzore, angazhoheni të gjithë bashkë t’u gjendeni në halle.
    E halli më i madh i qenieve njerëzore sot është sigurimi i vaksinave, jo zgjedhjet.

    Zgjedhjet e fundit në pandemi kanë shtuar veç numrin e varreve në Kosovë. Apo, tek e fundit, edhe varret janë veç n u m r a”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!