×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri bashkë me Haradinajn te shtëpia e Radojiçiqit: Unë mendova që e kanë kidnapu Ramushin

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 22:54

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për takimin e e tij me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajt, si dhe me atë të Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën kur në Kosovë, po tentohej të formohej koalicioni PAN.

    Bahtiri ka rrëfyer për herë të parë se pas një telefonate të Haradinajt e më pas Rakiqit, kishte përfunduar në shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.

    “Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj i ka lut serbët. Kah ora 21:00 i mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vijsh te ai person që të kontaktoj në telefon, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai. Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që e kanë kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandatin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar se nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjecare. Kur hyna brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin. ”,ka treguar Bahtiri në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!