×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christpoher Hill kërcënohet me jetë në rrjetet sociale

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 14:48

    “Plumb për të dy”,  janë disa nga kërcënimet nga kanali Telegram “Rebelimi është një gjendje shpirtërore”, ku të martën më 16 prill shfaqet një video e takimit të Christopher Hill, ambasadorit amerikan në Serbi  me gazetarin dhe profesorin e Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Dinko Gruhonjiq.

    Ambasadori amerikan vizitoi Fakultetin Filozofik në Novi Sad pesëmbëdhjetë ditë pasi anëtarët e disa grupeve të krahut të djathtë – “Eko çetnikët, Rinia Mbretërore Serbe e Novi Sadit dhe Shoqata e Studentëve të Republikës Srpska – bllokuan Fakultetin Filozofik për katër ditë duke kërkuar dorëheqjen e profesorit Dink Gruhonjiq.

    Ata e akuzuan Gruhonjiqin për gjoja përhapjen e urrejtjes për shkak të paraqitjeve publike në të cilat ai kritikonte rritjen e narrativave nacionaliste në Serbi, por edhe për shkak të një deklarate të redaktuar keq nga paraqitja e tij mysafir në Dubrovnik vitin e kaluar.

    Duke parë disa nga kanalet më të ndjekura të krahut të djathtë dhe pro-rus në rrjetin Telegram, Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe zbuloi se kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje dërgoheshin nga të paktën katër llogari.

    Kërcënimet u dërguan përmes grupit telegram “Rebelimi është një gjendje shpirtërore”, i cili ndiqet nga mbi 80,000 njerëz dhe u lançua në vitin 2020. Sipas të dhënave të TGStat, katalogut të kanaleve dhe grupeve Telegram, i cili ofron një pasqyrë në të dhënat e tyre analitike dhe ofron mundësinë e monitorimit, ky grup më së shpeshti ndan përmbajtjen e kanalit “Serbskij Vestnik”, i cili publikon përmbajtje në rusisht në me temë kryesisht Serbinë dhe Ballkanin.

    Një foto e redaktuar e ambasadorit Hill në shënjestrën e një snajperi, si dhe kërcënimet “Do ta vrisja këtë Hillin me gjakftohtësi pa asnjë grimë ndërgjegje” dhe “Vrite Hillin” u publikuan në komentet në llogarinë Telegram të Dejan Beriq, një shtetas serb që luftoi si snajperist në anën e separatistëve pro-rusë në Donetsk, Ukrainë.

    Kanali ka pothuajse 110,000 anëtarë.

    Grupi “Republika Srpska” u lançua në Telegram në prill të vitit 2022 dhe ka rreth 12,000 anëtarë. Siç thuhet në përshkrimin e profilit, ata ndjekin ngjarjet në Republikën Srpska, Serbi, Rusi dhe Bjellorusi.

    Videon  e vizitës së Christopher Hill në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, të cilin e publikoi Ambasada Amerikane, e ka shkarkuar edhe kanali Telegram “Slovenski medved” me komentin:

    “Kësaj radhe ai pati disa takime me vasalët e tij, më i dalluari ishte takimi i Hillit me fatkeqësisht ende të gjallin Dinko Gruhojiq (Sakiq).

    Kujtojmë se në dy raste gjatë muajit të fundit para banesës së Gruhonjiqit janë shkruar mesazhe në të cilat ai është etiketuar me mbiemrin e Dink Shakiqit, komandantit të kampit të përqendrimit të Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Kanali “Slovenski medved” është krijuar më 4 janar 2023, ka rreth 54 mijë anëtarë dhe në përshkrim shprehen se janë zëri i Rusisë në Serbi.

    Përveç rastit të kanalit të Dejan Beriqit, nuk mund të përcaktohet se cilët janë administratorët e llogarive të tjera të Telegramit nga janë dërguar kërcënimet.

    Nga ana tjetër, në rrjetet sociale, video është prerë në mënyrë që të dukej vetëm takimi mes Hilit dhe Gruhonjiqit, gjë që krijoi një rrëfim se ishte një “takim mes dy bashkëpunëtorëve” me qëllim “të ndikojë në zgjedhjet për kuvendin  e studentëve të Fakultetit Filozofik” dhe “përkrahja e separatizmit të Vojvodinës” siç thuhet në një numër të madh postimesh në rrjete.

    Në rrjetet sociale, veçanërisht në Telegram, është shpërndarë një tekst nga portali prorus “Vaseljenska TV” – “Nga Gotovina dhe Hashim Thaçi, te Gruhonjic – vazhdimësi e mbështetjes së Hillit për kriminelët e luftës dhe spastrimin etnik të serbëve”.

    Ante Gotovina është një gjeneral kroat i cili u lirua para Gjykatës së Hagës nga përgjegjësia për krimet kundër serbëve të kryera në operacionet e luftës në vitin 1995, ndërsa Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë

    Teksti është ilustruar me një kolazh prej dy fotografish, njëra prej të cilave tregon Christopher Hill me Hashim Taçin, dhe tjetra tregon Hillin me Dink Gruhonjiq. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!