×
  • Lajme
  • Lajme / Tabela

    Behgjet Pacolli dhe Fitim Uka, deputetët më jo aktiv në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 13:05

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

    Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur, janë mësuar edhe deputetët më pasiv në Kuvendin e Kosovës.

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli del të jetë deputeti më jo aktiv, së bashku me deputetin e VV-së, Fiktim Uka, shkruan Reporteri.net.

    Deputet jo aktiv nga partia Kurtit janë edhe disa të tjerë si: Ekrem Mustafa, Fitim Haziri, Drita Millaku, Salih Zyba, Labinotë Demi Murtezi, Gani Krasniqi, Ardiana Matoshi, Nasuf Bejta, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Glauk Konjufca.

    Kurse më jo aktiv janë edhe Xhavit Haliti nga PDK e Vlora Dumoshi nga LDK.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!