×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të çuditshme për shekullin XXI: Mijëra kubanezë nxitojnë për të blerë majonezë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 16:12

    Kuba vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në botë me sistem komunist, ku shteti kontrollon gjithçka edhe në ekonomi, prej vendosjes së çmimeve e deri te furnizimi i dyqaneve.

    Disa pamje të publikuara në Twitter, rikthejnë në memorien tonë tregimet e qytetarëve të Shqipërisë për kohën kur vendi qeverisej nga sistemi komunist enverist.
    “Mijëra kubanë nxituan në dyqan për të blerë majonezë para se të mbaronin furnizimet. Ja çfarë i bëjnë një vendi 60 vjet socializëm”, shkruan në postimin bashkangjitur pamjeve.

    Kuba një shtet komunist është qeverisur për rreth 50 vite nga Fidel Castro, e më pas nga vëllai i tij Raul Castro nga viti 2011 deri në prill të këtij viti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!