×
  • Lajme
  • Botë / Raport i BBC-së

    Sa shpenzojnë anëtarët e NATO-s

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 23:29

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ngjallur reagime me kritikat e tij se “do të inkurajojë” Rusinë që të sulmojë shtetet e NATO-s që nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm në mbrojtje, raporton BBC.

    Presidenti amerikan Joe Biden këtë deklaratë e ka cilësuar si të turpshme dhe jo-amerikane, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Shtetet e aleancës ushtarake janë zotuar se do të shpenzojnë së paku 2 për qind të vlerës së ekonomisë së tyre – të matur me GDP – në mbrojte çdo vit deri në vitin 2024.

    NATO-ja ka vlerësuar se për vitin 2023 Polonia ishte shpenzuesja më e madhe, duke shpenzuar 3.9 për qind të GDP-së, që është dy fish më shumë sesa shuma që kishte shpenzuar në vitin 2022.

    SHBA-ja është në vendin e dytë, duke shpenzuar 3.5 për qind. Kjo shifër është në nivelin e njëjtë të shpenzimeve për dekadën e fundit.

    Në total, 11 nga 31 shtetet e NATO-s kanë shpenzuar më shumë se 2 për qind, me mesataren për anëtaret e NATO-s në Evropë dhe Kanada që shkon në 1.74 për qind.

    SHBA-ja është fuqi botërore, me ushtrinë e angazhuar rreth botës, jo vetëm në NATO. Ka GDP-në të barabartë me të gjitha shtetet tjera të NATO-s gjatë vitit 2023, dhe kontribuon më shumë se dy të tretat e buxhetit të NATO-s.

    Shpenzimet në mbrojtje nga anëtaret evropiane të NATO-s dhe Kanadaja janë ngritur gjatë 10 vjetëve të fundit.

    Caku aktual prej 2 për qind të GDP-së në shpenzime të mbrojtjes deri në vitin 2024 ishte miratuar në vitin 2014.

    Atë vit, vetëm tri shtetet (SHBA-ja, Britania dhe Greqia) kishin shpenzuar më shumë se 2 për qind në mbrojtje.

    Gjermania në vitin 2019 kishte paralajmëruar se nuk do të arrinte cakun e 2 për qind deri në vitin 2031, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Shtetet e NATO-s gjithashtu ishin pajtuar që deri në vitin 2024 së paku 20 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes do të shkonin në zhvillimin dhe blerjen e pajisjeve ushtarake.

    Në vitin 2023, të gjitha shtetet e NATO-s e arritën këtë për herë të parë që prej vitit 2014 kur u zotuan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!