×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Çifti i moshuar nga Kosova arrestohen në aeroportin e Dortmundit në prani të mbesës së tyre

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 17:19

    Një çift i moshuar zbarkoi në aeroportin e Dortmundit me mbesën e tyre., por udhëtimi i tyre nuk vazhdoi tutje, të moshuarit u arrestuan, shkruan T-Online, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Policia federale arrestoi një çift në aeroportin e Dortmundit, të mërkurën.

    Në gusht të vitit 2009, gjykata rajonale e Shtutgartit i dënoi shtetasit kosovarë me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për marrjen e pengjeve. Prokuroria publike e Shtutgartit kishte bërë një shpallje në kërkim për 60-vjeçarin dhe gruan e tij 63-vjeçare.

    Pasditen e djeshme, çifti i shoqëruar nga mbesa e tyre tetëvjeçare, kanë dashur të kalojnë kontrollin doganor pas fluturimit nga Prishtina.

    Skanimi i gjurmëve të gishtave konfirmoi identitetin e çiftit pa asnjë dyshim, njoftoi policia federale të mërkurën.

    Duke qenë se të moshuarit kanë vuajtur vetëm një pjesë të dënimit me burg, tani ata duhet të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit me burg.

    I moshuari kontaktoi djalin e tij 34-vjeçar në Recklinghausen. Sipas policisë, ai ka marrë në kujdes mbesën e tij pas konsultimit me zyrën e mirëqenies së të rinjve. Më pas oficerët e policisë e dërguan çiftin në një institucion korrektues./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!