×
  • Lajme
  • Lajme / Asociacioni

    Deputeti i VV-së: Nuk i bëjmë favor Serbisë, kur të zbatohen të gjitha marrëveshjet bëhet Asociacioni

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 10:58

    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është tema kryesore e ditëve të fundit. Kanë qenë të parreshtura thirrjet që janë bërë këto javë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për të, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Se a është kusht për anëtarësimin në KiE, ka folur edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha.

    “Ne kemi marrëveshje me Serbinë dhe në pikën 10 thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet, që janë 39 në total. Ne kemi thënë se duhet të bëhet një implementim dhe të merremi vesh. Nuk ka me nxjerrë 1 marrëveshje nga 39, dhe me bë vetëm atë. Kjo s’ndodhë. Ne nuk i bëjmë favor Serbisë. Për ne është i rëndësishëm Këshilli i Evropës por jo edhe për Evropën. Asociacioni është pjesë e 39 marrëveshjeve, kur të zbatohen të gjitha ka me u zbatu edhe Asociacioni. Por nuk bëhet vetëm Asociacioni, nuk nxjerret prej marrëveshjes”, u shpreh Basha.

    Basha ka thënë se është Serbia ajo që nuk po i respekton marrëveshjet.

    “Ne nuk jemi këtu për t’i shtyer përpara dëshirat e Vuçiqit por jemi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës. Këshilli i Evropës do të votohet në formën që është me rekomandim të Parlamentit Evropian”, tha ai.

    Kërkesat e parreshtura ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për të, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

    Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdojë t’i bindë së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të saj përse duhet të jetë në mesin e tyre.

    Dhe hapa pozitivë në këtë drejtim duket se janë pikërisht ata që çojnë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!