×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës e shqetësuar se Gjykata Administrative merr kompetencat e Gjykatës Komerciale

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 20:05

    Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 është shprehur e shqetësuar për Projektligjin për Gjykatën Administrative.

    Kjo odë i është drehtuar me një deklaratë Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
    Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës ka shprehur shqetësimin se në rast të transferimit të kompetencave nga Gjykata Komerciale në Gjykatën e re Administrative, mund të ketë ndikimnë rastet administrative dhe fiskale të komunitetit të biznesit.

    Në deklaratën e dorëzuar, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 thekson rëndësinë e garantimit të një mjedisi të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm ligjor për zhvillimin e sektorit privat.

    “Gjykata Komerciale tashmë ka arritur një shkallë mbi 96% të zgjidhjes së rasteve. Kjo arritje nxjerr në pah efikasitetin e strukturës së tanishme në trajtimin e kontesteve të bizneseve në mënyrë efikase. Propozimi për transferimin e kompetencave nga Gjykata Komerciale në Gjykatën Administrative shkakton shqetësime të konsiderueshme në komunitetin e biznesit, veçanërisht në lidhje me garantimin e parimit të sigurisë juridike në vend.”, thuhet në komunikatën e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës.

    Po ashtu, nga kjo odë thekosjnë se një veprim i tillë, përveç që do të minonte punën e Gjykatës Komerciale deri më sot, i njëjti do të ndikonte edhe në humbjen e qëllimit të vet krijimit të Gjykatës Komerciale, si një adresë e vetme për të gjitha kontestet e komunitetit të biznesit.

    “Për më shumë, në deklaratë theksohet se parimi i sigurisë juridike nënkupton që korniza dhe garancitë ligjore të mos pësojnë ndryshime të shpeshta; të jenë të nevojshme dhe të bazuara në
    evidencë; si dhe të derivojnë nga procese konsultative me të gjitha palët e interesit. Njëherësh, çfarëdo largimi i kompetencave nga Gjykata Komerciale, do të ndikonte negativisht dhe do
    shpërfillte angazhimin e vazhdueshëm të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë në fuqizimin e mekanizmave të drejtësisë komerciale, si dhe në kontekst të përmirësimit të perceptimit të
    ambientit të të bërit biznes në Kosovë.”, thuhet tutje në komunikatë.

    Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 i kërkon Komisionit Parlamentar për Legjislacion që të shqyrtojë me kujdes shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe të angazhohet per nje
    dialog konstruktiv për t’i trajtuar këto çështje në mënyrë efektive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!