×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Ministria: Mbi 2 milionë euro u “avulluan” nga Thesari

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 16:20

    Një zyrtar i Ministrisë së Financave është arrestuar dhe një tjetër është suspenduar pas zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Lidhur me këtë rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje në një konfernecë për media. Ajo ka konfirmuar se 2 milionë euro janë transferuar nga thesari i shtetit në llogarinë e një operatori privat.

    Rasti, sipas ministres Bajrami, ka ndodhur më datën 9 tetor. Ajo tha se paratë janë bartuar nga Ministria e Infrastrukturës.

    “Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit edhe rreth 2 milionë euro kanë shku në llogari të një operatori ekonomike. Krimet ekonomike janë duke u marrë me të. Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë njëri prej tyre është arrestuar”, tha ministrja Bajrami.

    Ajo ka shtuar se me rastin po merren të gjitha institucionet përkatëse dhe se është njoftuar edhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

    “Ne i kemi gjurmuar ky është një transaksion banakar dhe institucionet e vendit janë duke u marrë se kush janë përfituesit.  Është rast i izoluar me të cilin po merret MF. Intiustucionet po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’u kthehetn buxhetiti të Kosovës”, ka potencuar Bajrami.

    Sipas ministres, ky është një rast i izoluar dhe se buxheti i Kosovës është i sigurtë.

    “Ky është nja rast i izoluar. Buxheti i Kosovës është i sigurt. Janë vet institucionet që e kanë gjurmuar rastin. Dua të ju garantoj të gjithëve se gjithçka po e gjurmojmë”, tha Bajrami.

    Ministrja ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për tërheqje të parave të gatshme, por transaksion bankar.

    “Nuk është tërheqje e mjeteve kesh. Mjetet e buxhetit të Kosovës janë në Bankën Qendrore dhe ato janë të sigurta, unë nuk mund të jap detaje të tjera sepse rasti është nën hetime dhe mund ta dëmtojmë rastin. Të gjitha organet e rendit po merren me këtë rast”, shtoi ajo.

    Ndryshe, edhe Policia njoftoi për rastin, duke thënë se po merren intensivisht me hetime. Ata thanë se një person është vënë në pranga, ndërkaq dy janë në arrati./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!