×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i MPJD-së

    Gërvalla udhëton për Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 8:43

    Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

    MPJ në njoftim thotë se kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare.

    “Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale”.

    “Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!