×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon sërish Hotit pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 18:51

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion, për zyrtarët e së cilës kryeministri Hoti tha se vazhdojnë punën sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj iu përgjigj Hotit duke i thënë se bashkëpartiakët tuaj edhe mund t’iu tolerojnë, por ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizimin e vizave, shkruan Reporteri.net.

    “Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka cituar Haradinaj në Facebook.

    Ky reagim vjen edhe pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion.

    Haradinaj, sot përmes Facebook-ut tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

    Ndër të tjera Haradinaj akuzoi Hotin për përfshirje në drejtësi, derisa tha se politika nuk duhet të përzihet asnjëherë në drejtësi.

    E nën anën tjetër, në reagimin e tij Hoti ia ka bërë me dije Haradinajt se që nga fillimi kjo qeveri ka patur për qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.

    Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet. /Reporteri.net

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:

    RH /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!