×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për përfshirjen e PDK-së në Qeveri dhe emërimin e Ujmanit si “Liqeni Trump”

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 10:13

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se aktualisht koalicioni qeverisës është duke funksionuar.


    Sa i përket deklaratës së Kryetrarit të LDK-së, Isa Mustafa, se ky subjekt – më i madhi i Qeverisë, ka hequr vijat e kuqe me PDK-në, Hoti është shprehur se duhet të pyetet vet ai.

    “Koalicioni po funksioni, Qeveria është stabile”, ka thënë Hoti.

    “Për aq kohë sa Qeveria është stabile nuk shoh mundësinë e hyrjes në kombinime të tjera”, ka shtuar ai, në pyetjen nëse kanë bërë gati ftesën për PDK-në që të përfshihet në Qeveri.

    Kurse për çështjen e riemërimit të Liqenit të Ujmanit në “Liqeni Trump”, ai ka shtuar se Kosova ka shprehur vullnetin e saj që kjo të ndodhë pas propozimit të Dërguarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell.

    “Ka qenë kërkesë në Shtëpinë e Bardhë, edhe në takimin këtu nga Ambasadori Grenell që në shenjë respekti për angazhimin e Trump, ky liqe të emërohet “Liqeni Trump”.

    “Është shprehje e vullnetit të mirë që ne ta marrim parasysh për angazhimin e Presidentit Trump në procesin e dialogut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!