×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli ndan rrugët me VV-në, Kurti: S’kam arritur ende ta takoj

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 12:42

    Fatmir Humolli është ndarë edhe zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, deputeti Humolli është parë i ulur ndaras kolegëve të tij nga VV-ja.

    Njoftimin për largimin e tij nga grupi parlamentar i VV-së, e ka komentuar pak më parë edhe kryeministri i vendit e kreu i VV-së, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kurti tha nuk ka arritur të takohet me deputetin Fatmir Humolli.

    “Nuk kam arritur të takohem ende me deputetin Fatmir Humolli, ndërkaq ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt, nuk janë më modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti apo kryeparlamentari e anasjelltas”, ka thënë Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!