×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa ndërron formacionin e takimeve me VV-në, ‘përjashton’ Vjosa Osmanin

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 16:15

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, për takimin me Albin Kurtin e VV-së, i paraparë të nis në ora 16:00.


    Këtë herë Mustafa ka qenë i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë së tij, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, si dhe anëtarin e kryesisë, Avdullah Hotin, shkruan Reporteri.net.

    Në takimin e sotëm Mustafa nuk e ka marrë me vete kandidaten e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmanin, sikurse kishte vepruar në një pjesë të takimeve të kaluara me Kurtin.

    ‘Përjashtimi’ i Vjosa Osmanit nga ky takim ka ardhur pikërisht sot kur ajo pati një përplasje publike me nënkryetarin e partisë së saj Agim Veliun, i cili po e shoqëron Mustafen në takimin me Kurtin, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, LDK-ja ka mbajtur sot paradite një mbledhje të kryesisë në të cilën është diskutuar mundësia e finalizimit të koalicionit bashkëqeverisës me VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!