×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës: Rikonfirmuam mbështetjen e pakusht në përballje me agresionin rus

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 20:27

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA/së, Lloyd Austin III.

    Në këtë takim, Jashari ka shprehur gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

    “Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

    Pjesëtarët e FSK-së edhe më herët kanë trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit. Trajnimi ishte mbajtur në Britani të Madhe ku nga FSK-ja morën pjesë gjashtë instruktorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!