×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Rama nën masa të ashpra sigurie, veshur me anti-plumb gjatë vizitës në Kosovë

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 16:05

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, dhe vizita e tij po shoqërohet me masa të rrepta sigurie. Stafi i sigurisë së tij, është kujdesur që kryeministri të ketë të veshur edhe anti-plumb gjatë takimeve të tij me liderët politik kosovarë.


    Se Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, po mbanë të veshur anti-plumb, kjo vërehet nga xhaketa e tij që i qëndron e fryrë tek krahët.

    Por, përveç kësaj, Gazeta Online Reporteri.net, ka arritur të sigurojë edhe foto të tjera që e dëshmojnë këtë. Në dy foto të bëra gjatë akomodimit të tij në Hotelin Swiss në qendër të Prishtinës, para se Rama të filloj takimet me liderët kosovarë, ekipi i tij i sigurisë, shihet duke nxjerrë nga vetura një jelek anti-plumb.

    Rama e ka nisur vizitën e tij dyditore në Kosovë, pas njoftimit të nga Gjykata Speciale për aktakuzat ndaj presidentit Hahsim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net.

    Takimin e parë Rama e ka zhvilluar me drejtues të Nismas Socialdemokrate Fatmir Limajn, e më pas me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

    Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar paraqitet i veshur me jelekun antiplumb. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!