×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat greke e konfirmojnë: Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do mbahet në stadiumin ‘Galatsi’

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 19:48

    Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

    Shkrimi i medias greke:

    Në Galatsi do të zhvillohet tubimi ku kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve.

    Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni MEGA, tubimi do të zhvillohet në stadiumin e brendshëm të zonës. Sipas të njëjtave informacione, leja është dhënë nga Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme dhe marrëveshja është mbyllur nga personi privat që administron objektet olimpike në Galatsi.

    Qëndrimi i qeverisë 

    Më herët, zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se qeveria greke është informuar për vizitën e Ramës – e cilësuar si private – të martën, më 7 maj. Vihet re se gjatë intervistës së tij në faqen protothema.gr, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i është referuar vizitës në fjalë, duke theksuar se “ndoshta është e panevojshme”, megjithëse siç theksoi ai qeveria as nuk do ta ndalojë, as nuk do ta lehtësojë një ngjarje ku merr pjesë kryeministri shqiptar Rama.

    “Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që në situatën aktuale, në funksion të zgjedhjeve europiane, më duket mjaft i panevojshëm”, tha kryeministri grek në mënyrë karakteristike dhe vazhdoi: “Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci. Ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e mbrojtur me kushtetutë, kështu që nuk i kushtoj aq rëndësi.”

    Ai theksoi se qeveria nuk mund të ndalojë të drejtën e vizitës apo tubimit. “Ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai. Lidhur me tubimin, ai vuri në dukje se “sigurisht nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë atë”.

    Rama: Vizita ime nuk lidhet me çështjet e brendshme të Greqisë apo zgjedhjet evropiane

    Vetë kryeministri i Shqipërisë iu përgjigj kritikave që mori, duke theksuar se “siç ka theksuar me të drejtë kryeministri mundi dhe kontributi i çmuar i emigranëve është jo vetëm për vendin ku ata banojnë, por edhe për atdheun e tyre”.

    Rama vuri në dukje se vizita e tij “nuk lidhet me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet europiane në Greqi apo me narrativa specifike që mund të zgjojnë interesin e politikanëve grekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!