×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi inicon procedurë disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 14:50

    Agron Uka do të përballet me masa disiplinore pas përjashtimit nga lënda e vrasjes së Agonis Tetajt.


    Kjo me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi.

    Me anë të një komunikate për media nga Kryeprokuroria e Shtetit, është bërë e ditur se Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj Agron Ukës.

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, si dhe kërkesës drejtuar trupit gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i Shtetit ka thënë se mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!