×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ri për vlerat e UÇK-së shumë shpejtë do miratohet në Kuvend

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 14:22

    Shefi i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar se shpejt do ta çojë në Kuvend Ligjin për Mbrojtjen e Verave të UÇK-së ku do të kërkojë që të dënohen edhe abuzuesit ne emër të luftës.


    Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se fokusi i luftës së tij do të jenë veteranët e rrejshëm.

    “Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit”, ka shkruar Veseli, në një reagim në Facebook.

    Për shkak të falsifikimit me lista të veteranëve, ka nisur një proces gjyqëosr, duke i vendosur në bankën e të akuzuarve njerëzit kryesor të luftës, përfshirë edhe ish-Shefin e UÇK-së, Agim Çekun. Dhjetëra miliona euro shkojnë për çdo vit për këta mashtrues.

    Sidoqoftë, Veseli ka thënë se me Ligj synohet mbrojtja e dinjitetit dhe sakrificave të popullit tonë për liri.

    “UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë. Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ai.

    Statusi i plotë i Kadri Veselit:

    Në këtë ditë kur kujtohen e nderohen dëshmorët, dua t’i njoftoj qytetarët se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do ta miratojë Ligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së. Me anë të këtij ligji, Shteti ynë do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit tonë për liri. Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantohet me ligj dinjiteti.

    Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit. UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë.

    Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!