×
  • Lajme
  • Lajme / Ashpërsimi i dënimeve

    Mbi 2 mijë e 200 shoferëve iu konfiskua patentë shoferi vetëm në tre muajt e parë të këtij viti

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 14:16

    Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave në trafik.

    Siç njofton policia, po vazhdojnë me aktivitet që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

    Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024, 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe në këtë periudhë  mbi 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

    Ligji i ri për rregullat e trafikut,  ka hyrë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti dhe parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!