×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita pas operimit

    Memli me gruan vizitojnë Ganimete Musliun: Ke shumë miq e dashamirë që presin rikthimin tënd

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 16:45

    Ditën e sotme, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me gruan e tij, kanë vizituar deputeten nga radhët e kësaj partie, Ganimete Musliu, e cila tanimë ndodhet në Kosovë, pas ndërhyrjes që pati javë më parë në Gjermani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Krasniqi ka shkruar se janë gëzuar që e kanë gjetur deputeten e PDK-së të buzëqeshur e optimiste.

    “I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Bashkë me Melizën, vizituam sot shoqen dhe kolegen tonë, Ganimete Musliu, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

    U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.

    Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!