×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Maqedonci udhëton për vizitë zyrtare në Hungari, pritet të zhvillojë disa takime

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 10:16

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari.

    Gjatë qëndrimit në Hungari, Maqedonci do të takojë Ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, si dhe do të marr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB), që zhvillohet në Budapest.

    Gjithashtu do të marr pjesë në Kongresin e Sigurisë (Budapest Security Dialog), ndërsa do të zhvilloj dhe një sërë takimesh tjera, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!