×
  • Lajme
  • Lajme / Ministria e Jashtme

    MPJD: Delegacioni çek vlerësoi progresin e Kosovës në konsolidimin e demokracisë

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 22:49

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi priti sot në takim delegacionin nga Çekia, të kryesuar nga nënkryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Tomáš Czernin dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer.

    Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, projektet e përbashkëta në mes Kosovës dhe Çekisë, si dhe mundësinë e përfitimit nga përvoja çeke për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

    “Zëvendësministrja Gashi falënderoi përfaqësuesit e Çekisë për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën, veçanërisht angazhimin për procesin anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e liberalizimit të vizave si dhe mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin e vendit drejtë anëtarësimit në mekanizmat tjerë ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë.

    Nga ana tjetër, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së, Czernin dhe Fischer vlerësuan progresin që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit, konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Po ashtu u vlerësua fakti që Kosova ka qëndruar përkrah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.

    Në mbyllje të takimit, palët u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, sigurisë si dhe sfera të tjera me interes të përbashkët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!