×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Murati lajmërohet nga Uashingtoni: Kosova bëhet me Vlerësim Kreditor nga Agjencia Ndërkombëtare për Vlerësim Kreditor

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 12:01

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë e vendit, Kosova bëhet me Vlerësim Kreditor nga Agjencia Ndërkombëtare për Vlerësim Kreditor, Fitch Ratings, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka falënderuar USAID për mbështetjen e ofruar përgjatë këtij procesi.

    Postimi i tij:

    Kosova e merr Vlerësimin Kreditor (“Credit Rating”) nga Fitch Ratings

    Edhe një lajm tjetër i mirë për vendin nga Washington DC, ku po mbahen takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Për herë të parë në historinë e vendit, Kosova bëhet me Vlerësim Kreditor nga Agjencia Ndërkombëtare për Vlerësim Kreditor, Fitch Ratings.

    Falenderim i veçantë shkon për USAID Kosovo për mbështetjen e ofruar përgjatë këtij procesi.

    Gjithashtu, e falenderoj stafin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për punën e palodhshme, si dhe të gjitha institucionet tjera që kanë dhënë kontribut në këtë vlerësim pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!