×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pikat e kuqe të VV-së vendoset fytyra e Agon Musliut që vdiq në karantinë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 13:10

    Në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit, sot u mor një aksion simbolik ku kërkohet drejtësi për rastin e të riut nga Gjilani, Agon Musliu, i cili vdiq në Qendrën Studentore gjatë kohës që ishte në karantinë.


    Në pikat e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, që u vendosën nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat tregojnë distancën që duhet të mbahet mes protestuesve në rast protestash në kohë pandemie, janë vendosur disa pllakata që mbajnë portretin e Agonit dhe janë përdorur disa slogane me anë të së cilave kërkohet që të zbardhet vdekja 26 vjeçarit gjilanas, shkruan Reporteri.net.

    ”Drejtësi vepro”, shkruhet në njërën prej tyre.

    Kjo formë e protestës i është adresuar autoriteteve më të larta të qeverisë, duke i bërë ata përgjegjës për vdekjen e Agon Musliut..

    Në disa pllakata tjera janë shkruar edhe pjesë nga deklarata e babait të Agonit, dhënë për mediet vendore, ku ai akuzon zyrtarët qeveritar për vdekjen e djalit të tij.

    “Për fillim, përgjegjësi kryesor është Ministria e Shëndetësisë, emri nuk po më kujtohet … Vitia (Arben) …

    Përgjegjësia e dytë që i bie me qenë është Sveçla … emri nuk më kujtohet kush …(Xhelal)

    Për ministrin Vitia, për ministrin Sveçla dhe po kuptohet se kush është kryeshefi i këtyre, vet Kurti, nuk ka shans mos me qenë përgjegjës edhe këta tre persona … Ju lutem”, shkruhet në një nga pllakatat.

    Ndryshe, ende nuk dihen rrethanat dhe se çfarë në të vërtetë ndodhi në konviktin numër 7 ku edhe ishte i izoluar i riu pasi erdhi nga Gjermania.
    Ai kërceu nga kati i 5-të, ku vdiq nga plagët e marra në QKUK.

    Organet kompetente janë duke hetuar rastin në fjalë.

    /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!