×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD me aksion simbolik, e gjuan me miell ministrin Hekuran Murati

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 15:01

    Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, derisa ministri Murati ishte nisur drejt banesës së tij.

    Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell.

    Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrinë e Financave, Hekuran Muratin mbajtën sot një konferencë për media të cilët njoftuan për pako të re mbështetëse për qytetarët për përballje me inflacionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!