×
  • Lajme
  • Lajme / Përleshja mes dy grupeve

    Rasti me dy të vdekur në Kolovicë, arrestohet Fitim Doda, i dyshuari për tentativë vrasjeje

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 10:26

    Mbrëmë është arrestuar Fitim Doda, i dyshuari për tentativë vrasjeje në Kolovicë, ku mbetën të vdekur dy persona, një nga ta kalimtare rasti.

    Kështu njofton Policia e Kosovës, ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Policia e Kosovës javë më parë ka shpallur në kërkim edhe dy vëllezër për të cilët dyshohen për vrasje të rëndë, Ahmet dhe Naim Berisha. Për të njëjtit policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të bashkëpunojnë nëse kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre.

    Poashtu, përveç dy vëllezërve policia kishte shpallur në kërkim edhe Arijan Sijarinën dhe Fitim Dodën, ku ky i fundit veçse u arrestua dje.

    Lidhur me rastin, kishin mbetur të plagosur tre persona./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!