×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA me sanksione të reja ndaj Dodikut, reagon Presidenca

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 17:50

    Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

    Lidhur me këtë ka reaguar, Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinoviçi dhe Radoiçiqi janë lidhja kriminale e “Botës serbe”.

    “Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai në Twitter.

    Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar lloëaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

    “Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Herceëovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

    “Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen në aktivitetet e tij korruptive. Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, dhe në këtë mënyrë rrezikojnë stabilitetin më të gjerë rajonal”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

    Sanksionet nënkuptojnë se të ëjitha pronat, intereset në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nëa qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të githa transaksionet me personat amerikanë.

    Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Herzeëovinës, më 5 janar tha në Banja Llukë të Bosnje e Herceëovinës se janë të mundshme sanksionet për individët në Bosnje dhe Herzegovinë.

    “Këto janë sanksionet e tyre, nuk janë tonat. Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për Amerikë, edhe nëse do të mi heqin sanksionet nesër”, ishte shprehur Dodik. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!