×
  • Lajme
  • Lajme

    Të premten në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i kushtohet kundërshtimit të dhunës gjinore

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 20:07

    Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.

    Kjo pasi brenda një kohe të shkurtër vendi është tronditur nga dy vrasje të grave që ndodhën. Të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për gratë e vrara.

    Prandaj, edhe Komuna e Prishtinës do të solidarizohet me gratë.

    “Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!