×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Vrasja e djeshme në Pejë, viktima dhe i dyshuari shtetas të Shqipërisë

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 9:22

    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas i Shqipërisë.

    Sipas policisë, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës si pasojë e lëndimeve që mori.

    Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Pejë 24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull po ashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.

    S.J., nga Elbasani, dyshohet se e ka goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin I.O., po ashtu nga Elbasani, sot në Pejë. I.O., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

    Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e ka konfirmuar arrestimin e S.J., nën dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrjeje”.

    “Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qëllime hakemarreje”, tha Nikçi mbrëmë.

    /Reporteri.net/

    Arrestohet shoferi që dyshohet se goditi qëllimshëm për vdekje një këmbësor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!