×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarët e Speciales largohen me çanta me dokumente nga zyrat e OVL-UÇK

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 14:57

    Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar sot në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.


    Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka dhënë detaje për Gazetën Online “Reporteri.net” për bastisjen që i kanë bërë hetuesit e Speciales zyrave të kësaj organizate.

    Gucati ka thënë se hetuesit e Speciales kanë marrë një kopje të 4 mijë dosjeve të Gjykatës Speciale që dje një personi i la në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

    “Po sot hetuesit e Speciales kanë qenë në zyret e OVL të UÇK-së, ku kanë marrë një kopje të dosjeve që një person i solli dje në zyret tona, poashtu kanë marrë edhe incizimin e kamerave. Interesimi i tyre ka qenë se kush i ka sjellë dosjet. Në zyre kanë qenë 2 policë hetues, dy persona tjerë dhe 1 përkthyese”, ka thënë Gucati për Reporteri.net.

    I pyetur se a ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

    Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL-së së UÇK’së në Prishtinë.

    Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!