×
  • Show Time
  • Show Time

    35 vite së bashku, vdes bashkëshorti i Tom Ford

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 23:05

    Bashkëshorti i Tom Ford është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.


    Ishte vetë Tom Ford që njoftoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij prej 35 vitesh, Richard Buckley.

    Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre.

    60 vjeçari Ford, i cili ka një pasuri me vlerë 500 milionë dollarë, u takua me Buckley në një shfaqje të modës në New York në 1986.

    Ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014 menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA

    Çifti gjithashtu ka një djalë tetëvjeçar, Alexander John ‘Jack’ Buckley Ford.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!