×
  • Show Time
  • Show Time

    Adele ndërton “perandorinë” e saj në Beverly Hills

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 22:35

    Adele ka shpenzuar një shifër të kripur pasi bleu një vilë të tretë pranë dy të tjerave në Beverly Hills. Fotografitë e publikuara nga mediat e huaja tregojnë perandorinë e vërtetë që këngëtarja e famshme ka ndërtuar në zonën ku jetojnë dhe shumë yje të tjerë.


    Rezidenca mbresëlënëse ka katër dhoma gjumi, katër banjo, një fushë basketbolli, një pishinë të madhe, për të cilën ka shpenzuar 7 milion paund. Fqinjët e Adele do të jenë shumë yje të showbizz-it si Jennifer Lawrence, çifti Penelope Cruz-Javier Bardem dhe Ashton Kutcher-Mila Kunis , siç raporton DailyMail.

    Një lëvizje e ngjashme u bë nga këngëtari i famshëm Ed Sheeran, duke krijuar një pasuri të patundshme të madhe në Beverly Hills, të quajtur “Sheeranville”, me vlerë 160 milion dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!