×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 17:35

    Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar.


    Roli në filmin ‘Zana’ bëri që Matoshi të triumfojë edhe në një festival ndërkombëtar, atë të Mostra De Valencia, duke marrë çmimin si ‘Aktorja më e mirë’,  shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Adriana Matoshi triumfon në Spanjë! fiton çmimin AKTORJA MË E MIRË në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati”, ka njoftuar QKK.

    Ndryshe ditët e fundit aktorja kosovare ishte kryefjala e shtypit rozë për lidhjen e saj me futbollistin me origjinë nga Afrika e Jugut, 21 vjeçarin, Keith Groenveld. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!