×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur infektohet me koronavirus: Ndihem mirë, do t’ju mbaj të informuar si po ia kaloj

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 21:30

    Aktori i njohur Idris Elba rezultoi pas testimit pozitiv me COVID-19 dhe e ka izoluar veten.


    Ai këmbëngul se nuk ka simptoma. Elba iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi.

    “Mëngjesin e sotëm kam dal pozitiv me Covid 19. Po ndihem mirë, nuk kam simptoma deri tash por jam izoluar prej kur e kam kuptuar që kam dyshuar që kam qenë i ekspozuar me coronavirus. Rrini në shtëpi dhe bëhuni pragmatik. Do t’ju mbaj të informuar si po ia kaloj/dal. Jo panik”, ka shkruar aktori në Twitter.

    Sipas Guardian, Elba javën e kaluar u takua me Sophie Grégoire Trudeau në një ngjarje në Londër pak më shumë se një javë para se gruaja e Kryeministrit kanadez të testohej pozitive nga koronavirus.

    Ajo u fotografua në ngjarjen “Wembley Arena We Day” më 4 mars së bashku me yllin e F1, Lewis Hamilton dhe aktorin Elba. Video e ngjarjes tregonte se Grégoire Trudeau ishte duke përqafuar ish-kryeministren e Australisë, Julia Gillard. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!