×
  • Show Time
  • Show Time

    Atdheu tregon momentin e sikletshëm – Një burrë më tha: Gruaja ime të ka fiksim

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 13:42

    Atdheu është një nga konkurrentët më të përfolur të ‘Përputhen’ dhe një nga djemtë më të pëlqyer nga vajzat brenda por dhe jashtë programit.


    Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘Gamour Zone’ ku foli gjithashtu dhe një për momentet e tij më të sikletshme që pas hyrjes në ‘Përputhen’.

    “Ishte një çift, në moshë të mesme. Burri vjen e më kërkon të bëjmë foto. Pranova. Dhe më tha: ‘Jo me mua, me gruan se të ka fiksim’. Ai përdori term të gabuar, se e pashë që i iku zëri kur e tha.

    Më pas më kërkoi falje dhe më tha që gruaja e tij më ka parë në televizor dhe më pëlqen si personazh, por mua më iku fytyra”, tha Atdheu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!