×
  • Show Time
  • Show Time

    E quajti Kosovën Serbi, kërkon falje Mike Schmid

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 23:02

    Anëtari i bendit të këngëtares së famshme amerikane Miley Cyrus, Mike Schmid, më herët gjatë ditës përmes një postimi e ka ngatërruar Kosovën me Serbinë.


    Schmid në mesin e postimeve nga Prishtina, që i ka bërë në InstaStory’in e tij, përveç të pamjeve nga Gërmia, vend ku do të mbahet festivali, e ka postuar edhe një video të shkurtër duke qarkulluar nëpër qytetin e Prishtinës, duke i vendosur edhe një mbishkrim ‘Serbia’.

    Reagimet ishin të shumta dhe kanë bërë që ai të kërkoj falje për gabimin që ka bërë.

    Në një postim, ai i kërkon falje të gjithëve, duke thënë se ka qenë një gabim dhe jo ndonjë deklaratë politike./Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!