×
  • Show Time
  • Show Time

    Industria e filmit po humb 20 miliardë dollarë, shkaku koronavirusit

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 23:20

    Prodhimi është pezulluar dhe një numër i premierave janë shtyrë.


    Pandemia e koronavirusit, mund t’i kushtojë industrisë së filmit 20 miliardë dollarë, sipas raportimeve.

    Më herët, shifrat e Hollivudit thanë se industrisë i kushtoi rreth 6 miliardë dollarë.

    Sidoqoftë, humbjet tashmë kanë kaluar 7 miliardë dollarë, pasi prodhimi dhe një numër i madh i premierave janë shtyrë, sipas The Hollyëood Reporter.

    Mes atyre filmave të përfunduar që do të dalin më vonë janë “A Quiet Place II” dhe “No Time To Die”. Kjo e fundit do të jetë në kinema në nëntor të vitit 2020.

    Kostot e filmave që po vonohet vlerësohen në 30 milion dollarë për “A Quiet Place II” dhe 50 milion dollarë për “No Time To Die”.

    Rreth 70,000 kinema janë mbyllur vetëm në Kinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!