×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledri Vula tregon arsyen e vërtetë se pse dëshiron të bëhet baba

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 16:34

    Ledri tregon arsyen e vërtetë se pse dëshiron të bëhet baba.


    Reperi ka shprehur dëshirën për t’u bërë me fëmijë vetëm për të parë sesi është ndjenja e të qenit prind.

    I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Ledri Vula tha se është i gatshëm të krijojë familje.

    Ai shtoi se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.

    “Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!