×
  • Show Time
  • Show Time

    “Më fal vajza ime, por kështu nuk jam ndjerë as me ty”, Fifi dhe Monika takohen në shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 22:28

    Fifi sonte është futur në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar Monika Lubonjën.

    Dyshja kanë pasur një miqësi të fortë mes vete, derisa këngëtarja nga Kosova sonte zgjodhi t’i jap mbështetje Monikës duke qenë se është në nominim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa aktorja Lubonja po dridhej nga emocionet pas takimit me Fifin, këngëtarja filloi të këndonte këngën që ajo e shkroi brenda mureve të Big Brother VIP, kënga me titull “Diell”.

    “Më fal vajza ime, por kështu nuk jam ndjerë as me të”, ishin fjalët e Monikës drejtuar surprizës që i bëri Fifi.

    “Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar në jetën time. Unë këndova diellin për një arsye, pasi atje jashtë na pret dielli, kështu që t’i duhet të buzëqeshësh, pasi ti je shumë pozitive”, ishin fjalët e Fifit për Monikën, derisa kjo e fundit tha se kam fituar një vajzë të dytë.

    “Unë nuk e di por kam fituar një vajzë të dytë”, tha Monika.

    Kujtojmë se televotimi është mbyllur, dhe njëri mes Monikës dhe Arbrit do të largohet sonte nga BBV./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!