×
  • Show Time
  • Show Time

    Në mes të borës e veshur me bikine, Policja e Kosovës provokon nga Brezovica

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 9:14

    Linda Aliu njihet ndryshe edhe si Policia më seksi e Kosovës.


    Aliu me format bombastike që ka dhe fotografitë që publikon në rrjete sociale është gjithmonë në syrin e mediave rozë.

    Së fundmi, ajo ka provokuar me disa foto tejet seksi nga Brezovica.

    Ajo shihet në një ambient me borë e veshur me bikine.

    Linda së fundmi ka publikuar edhe një fotografi veshur në uniformën e Policisë së Kosovës duke mbajtur në dorë armë të gjatë.

    Për policen kosovare ka shkruar edhe revista britanike Express.co.uk.

    Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut e cila po e shijon punën e saj të ëndrrave si police.

    Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga sallone bukurie dhe parukerie që të merret si model bukurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!