×
  • Show Time
  • Show Time

    “Një hajni, mos vet”, Ferki Shala flet për periudhën kur u mor me politikë: M’u vodhën votat

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 9:28
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në muzikën shqiptare, pasi ka lënë hite të pavdekshme, pavarësisht se tani këndon ilahi, pasi vite më parë u bë praktikues i fesë islame duke lënë pas jetën prej rokeri të njohur.


    Për dallim nga muzika, ai vështirë se mund të mbahet mend si një njeri që u bë pjesë e politikës, pasi u largua menjëherë nga ajo.

    Ferki Shala, ish-vokalist i grupit TNT, ishte bashkuar vite më parë me partinë FJALA të Gëzim Kelmendit, por më pas ishte larguar.

    Ferkiu tregon për REPORTERI/INTERVISTA ka rrëfyer se pse u bë pjesë e politikës.

    Ndër të tjera ai ka thënë se ka hyrë në politikë për ta ndihmuar kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin, të cilin e tha se e vlerëson shumë.

    Por, Shala vlerëson se nuk arriti ta bëjë këtë, pasi aty iu vodhën votat.

    “Me ndihmu Gëzim Kelmendin nga Peja, vlerësoi gjithçka tek ai, e do shumë Kosovën. Pata dëshirë t’i ndihmoi pak, por edhe aty ka qenë loja, një hajni, u harru, nuk e përmendin, u vjedhën votat jo pak”, ka rrëfyer jetën prej politikani ish-rokeri Shala. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!