×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi nuk la gjë pa thënë për ‘Këngën Magjike’, tërhiqet me justifikimin befasues

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 18:39

    Reperi Noizy reagoi i revoltuar në rrjetet sociale për faktin se ‘Kënga Magjike’ nuk u fitua nga Fifi. Ai publikoi në Instagram një video ku tregonte se si salla njëzëri thërriste emrin e saj si fituese dhe në fakt çmimin e parë e fitoi Eneda Tarifa.


    ‘Besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise.’ shkruante Noizy në postimin e ti.

    Por me sa duket ka qenë një reagim impulsiv i momentit dhe me pas ai është penduar, duke e fshirë nga faqja e tij zyrtare.

    ‘Më ranë nervat se hëngra bukë’ ka justifikuar veten Noizy pasi hoqi postimin kritik ndaj Gjebreas dhe ‘Kengës Magjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!