×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj uron Pavarësinë: Urime Kosovë, po të rrisim si sytë e ballit

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 17:43

    Tenori i suksesshëm shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj ka uruar Pavarësinë e Kosovës.


    Ai përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar këngën “Rrjedhe në këngë e ligjërime” të cilën ai e ripërpunojë vitin e kaluar për 17 shkurt.

    “Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë.Të dua, unë biri yt!”, ka shkruar Lahaj në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!