×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfehet Kastro Zizo: Si e lashë alkoolin që po më shkatërronte jetën

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 11:43

    Lindja e djalit të dytë Dante ka qenë një moment kthese në jetën e artistit Kastro Zizo. Ai foli sot në “Wake Up” për emocionet dhe ndryshimet e mëdha që ka përjetuar.


    “Kam pasur revolucion të brendshëm me lindjen e djalit. Kam reflektuar dhe kam lënë alkoolin, i cili më ka turbulluar për shumë kohë dhe më ka shkatërruar në raport me ata që doja”, tregon Kastro i emocionuar.

    Ai shtoi se njeriu duhet t’i rikthehet të shkuarës për të reflektuar pasi jeta jonë është si një hard-disk dhe duhet të ruajmë gjërat më të mira nga ato që kemi kaluar.

    Ai tregon se tre fëmijët e kanë bërë më të përkushtuar pasi trupi dhe qenia e tij janë shkrirë për Dankan, Nia dhe Dante.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!