×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqiptari Jurgen Malaj refuzoi të luaj në filmin hollywodian për Haklajt e Tropojës

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 14:52

    Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 viktima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luftës në Kosovë dhe përplasjet për gjakmarrje.


    Hakmarrjet e bujshme dhe vrasjet e burrave të fisit, duket se do të jenë subjekt për një film në Hollywood!

    Më saktë, bëhet fjalë për një produksion kinematografik që do të përmbajë katër seri, që do të përfshijnë të gjitha ngjarjet e ndodhura në Tropojën e viteve 1990-2000, e ku fokusin parësor do e ketë familja Haklaj.

    Me titullin thjesht “Haklaj”, filmi ka si ideator dy regjisor një suedezo-amerikan dhe një tjetër nga Kosova. Buxheti fillestar i filmit është afro 32 milionë dollarë amerikanë, të cilat janë të mbledhura në formën e donacioneve nga individë dhe biznese shqiptare, por edhe të huaj.

    Rolin e djalit më të njohur të familjes, Fatmir Haklaj u përfol se do ta luajë Jurgen Malaj, ndërsa në film do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë.

    Mirëpo mjeku shqiptar në Suedi, Jurgen Malaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka refuzuar projektin për një mori arsyesh.

    “Së pari, unë nuk jam aktor dhe as nuk besoj se do të mund të arrijë të luaj ndonjë rol në filma, pavarësisht së më pëlqejnë filmat. Unë mendoj, që filmi është film dhe jeta apo realiteti janë krejt e kundërta. Ndërsa regjisorët, producentët etj., i shikojnë ngjarjet e Tropojës së atyre viteve me syrin e famës, lajmit sensacional apo mënyrën e përfitimit financiar, unë nga ana tjetër prirem ti shoh ato ngjarje me syrin realist për fatet e njerëzve të përfshirë ose jo në këto ngjarje tragjike”, kishte shkruar ndër tjerash Malaj.

    Burimi: Revista Class, Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!